Elita Rudi është njëra ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.
Ajo tashmë është bërë nënë për herë të dytë e një vajze me emrin Bota, e sigurisht që përkushtimi ndaj fëmijëve është akoma më i madh, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ka bërë që ajo të tërhiqet për një kohë nga profesioni i saj për t’i dhënë kohën e duhur fëmijëve të saj.
Ndërkaq ajo që ka rënë në sy së fundmi në Instagramin e Elitës, është një selfie ku ajo ka të veshur një gjëmper me lule e kuruar deri në detajin e fundit, sigurisht që moderatorja po bën dritë. /Kosovarja/