Elit Rudi për tre muaj ka prezantuar “Big Talk”, programin e së dieles në “Klan Kosova”, ku është diskutuar për dinamikat rreth “BBVK”.
Ky program, ka prodhuar mjaftë lajme rreth banorëve, të cilët u bënë kryefjalë kudo.
Rudi, ka prezantuar edhe “Post Big Brother”, një mbrëmje me shumë zhvillime dhe debate me tone të larta, ku kryefjala ishin Stresi dhe Xhuli, shkruan “Kosovarja”.
Në “Big Talk” dhe në “Post Big Brother”, Elita Rudi e ka konfirmuar që është prezantuese dhe gazetare që ia del edhe në debate e situata mjaftë delikate si ato të mbrëmshmet, që sot janë kryefjala kudo.