Vala

Elvana Gjata duket se është kthyer fuqishëm në skenat në profesionin e saj.

Ajo pak kohë më parë zhvilloi një koncert të madh në Prishtinë, ku kjo ishte dalja e saj e parë që nga incidenti i ndodhur ne Bllok ku në një sherr që përfundoi me vrasja u përfshi edhe i fejuari i saj.

Këngëtarja shqiptare u është rikthyer koncerteve këtë fundjavë dhe nga publikimet e fansave të saj në Instagram duket se ajo ka mbajtur një koncert në Zvicër.

Në videot e publikuara këngëtarja shfaqet duke kënduar këngët e saj të vjetra të prodhuara nga Flori Mumajesi, si “Lejla” dhe “Love me”, dy hitet e preferuara të këngëtares.

E veshur me një fustan të zi të shkurtër, pa frikë fare mund të themi se performanca e saj ka qenë një zjarr i vërtet.

Këngëtarja dukej mjaft elegante në skenë duke kërcyer në krah të balerinave, por edhe vetëm me lëvizje provokuese twerk.

 

MUND TË JU PËLQEJNË