Elvana Gjata është duke pushuar aktualisht në Islandë nga ku e kemi parë të postojë disa foto e video shumë të veçanta nga një aventurë e saj me një motorr në dëborë.

Këngëtarja tha disa ditë më parë se kishte provuar eksperiencën më të çmendur, duke ju referuar xhiros në dëborë.

Ndërsa së fundmi ajo shfaqet në një ambent përrallor ku po bën banjo.

Këngëtarja duket mjaft sensuale në disa foto dhe pavarësisht se nuk ka treguar se në çfarë vendi të Islandës ndodhet nga ajo çfarë mund të kuptojmë duket një pishinë gjigande me ujë të ngrohtë e cila ka një pamje mahnitëse.

Elvana ndërkohë duket tejet sensuale ku në disa foto ekspozon format e saj me bikini të zeza.

Të shumtë janë fansat dhe miqtë që e pyesin këngëtaren se ky është ky vend që ngjan si parajsë, por këngëtarja ende nuk është përgjigjur, duke e mbajtur enigmë vendin.

MUND TË JU PËLQEJNË