Recetë Me Shije!

Gjalpën, sheqerin, sheqer vaniljen dhe kripën i përzien mirë me tel kuzhine. Pastaj, duke i përzier vazhdimisht, shton vezët dhe ajkën e thartë.

Miellin e përzien me pluhurin e pjekurinave dhe ia shton masës.

Tepsinë e lyen me vaj dhe sheqer pluhur ose miell dhe në të e kthen brumin e përgatitur.

Sipër brumit shtron frutat e malit dhe sipër tyre afro 30 gr bajame.

Piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 40-50 min.

15 min pas pjekjes spërkatet me sheqer pluhur.

MUND TË JU PËLQEJNË