Home ShowbizEmily Ratajkowski merr vëmendje me fustanin e tejdukshëm në ndejën e Vanity Fair
Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Emily Ratajkowski merr vëmendje me fustanin e tejdukshëm në ndejën e Vanity Fair

by Revista Kosovarja

Emily Ratajkowski mori vëmendje të madhe në festën e Vanity Fair menjëherë pas ndarjes së çmimeve “Oscars” të dielën mbrëma .

Mbi artikull

Modelja dhe aktorja nuk i la absolutisht asgjë imagjinatës me një fustan tërësisht transparent.

Bukuroshja zgjodhi një fustan shkëlqyes gri, me një palë të brendshme nën ansamblin e tejdukshëm.

Për të kompletuar dukjen, ylli i famshëm kishte kapur flokët mbrapa, vënë një palë vathë të thjeshtë si dhe një grim me nuanca kafe.

Moneytizer Paragrafi 4

Aktorja e “I Feel Pretty” po qëndronte me një sërë yjesh të tjerë si: Adwoa Aboah dhe aktoren Lily James.

Edicioni i 95-të i Akademisë së Filmit mblodhi po ashtu aktorë nga e gjitha bota në Teatrin Dolby në Hollywood.

‘Aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh, e cila u bë e para aziatike që nderohet me këtë çmim.

Ndërkaq, Brendan Fraseri mori një çmim “Oscar” si ‘aktori më i mirë’ për paraqitjen në “The Whale”.

“Everything everywhere all at once” mori gjithsej shtatë çmime, përfshirë edhe ‘filmin më të mirë’.

You may also like