Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj është vënë në ndihmë të familjeve të cilat kanë nevoja elementare për mbijetesë.

Në disa video të publikuara nga vet ajo në “Instagram”, tregon se si ajo dhe fondacioni “Fundjave ndryshe” kanë ndihmuar një familje me kushte të rënda ekonomike.

“Faleminderit donatorëve që kanë ndihmuar që ëndrra e një nëne të vetme dhe pesë fëmijëve të saj të bëhet realitet, ata janë shumë të lumtur për shtëpinë e tyre të re. Këta fëmijë kanë për të ecur vetëm tre minuta për në shkollë nga shtëpia e re, dhe nëse u duhet mjeku do të ecën vetëm pesë minuta drejt spitalit më të afërt. Faleminderit fundjave ndryshe.” ka shkruar ajo në këtë postim.

Po ashtu, gjëja e cila duhet të vlerësohet më shumë të Emina është zemërgjerësia e saj dhe thjeshtësia./Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË