Jeta e saj është sjellur rreth paragjykimeve të shumta dhe fjalëve të njëpasnjëshme, kjo si shkak i martesës së saj me bilionerin Sam Nazarian.

Emina Çunmulaj, pavarësisht këtyre filloi jetën në Amerikë, e që mbrapa saj la Malin e Zi, që është edhe vendlindja e saj, shkruan Kosovarja.

Ajo gjithnjë është deklaruar për origjinën e saj, fëmijërinë dhe momentet e bukura që në Ulqin ka kaluar, andaj edhe është vështirë që të bëhet vend i panjohur vendlindja e saj, ku edhe po rrin më shumë atje se sa në Amerikë, sa edhe ka fituar përshtypje që ndonjë ditë do ta blejë gjithë Ulqinin.

Jo vetëm kaq, ajo përveç që i sjell freski kohë pas kohe fansave të saj duke e kujtuar bashkë me ta këtë destinacion të frekuentuar, ajo atë e viziton shumë shpesh dhe kalon pushimet verore aty, tek sa edhe këtë herë është parë së bashku me familje duke i shijuar në maksimum ditët me diell atje.

Edhe prej atje ajo është me ne, dhe është e fokusuar që këto ditë të bukura që po i shfrytëzon atje ti ndajë bashkë me miqtë e saj.

E, që po kalon momente jashtëzakonisht të paharruara kjo tashmë veç është parë, andaj edhe ky pushim i saj në vendlindje përcillet edhe nga mediat botërore, që tashmë emri i saj është bërë mendja e tyre e parë që të shkruajnë për të.

Po e shikove jetën e saj vërtetë që të bën të kuptosh shumë e sidomos për veprimet e latërpërmenduara. E si të mos përcillet pasaj e famshmja, modelja botërore, Emina Çunmulaj? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË