Modelja e njohur e tash edhe këngëtare, Morena Taraku, e njohur për tregun muzikor ka treguar qysh moti se tash e sa kohë nëna e saj nuk jeton më.

Ajo, së fundi i ka dedikuar një shkrim prekës nënës së saj ku edhe ka bërë të ditur se janë bërë 23 vite pa të ëmën e saj. Morena, ka kujtuar momentet kur nëna e saj ka gatuar ushqim për të, duart që e kanë ledhatuar, kujtonë edhe buzqeshjen e saj.

“Ku janë tortet e vogla që gatuheshin nga duart më të ëmbla në botë. Ku janë gotat me ujë që më ipeshin nga duart më të bekuar në botë. Po ajo fytyra e buzëqeshja që bekonin sytë e mi? E ku është dora parë që ishte zgjatje për mua? Ku janë ditët më të bukura të jetës sime? Ku është shkopi magjik që plotësonte ëndrrat e fëmijërisë time? Po tavolina më e ngrohtë që servohej nga një Mbretëreshë ku është? Ku është zëri i atij engjëlli që thërriste emrin tim: “Morena eja për të ngrënë mëngjesin se ke nevojë që të rritesh”. Por sot që jam e rritur ku je ti të bekosh përsëri? Ku janë duart e tua që ishin zgjatje për mua? Po ajo buzëqeshja e bekuar ku është tani? Sot jam e rritur ashtu si kishe dëshirë ti, dhe padyshim jam princesha jote e vogël edhe pse kam mbushur 23, e gjysmën bile edhe pa ty”, shkruan Morena.

Ndryshe, Morena, ka bërë edhe një tatto me emrin ‘NANA’.

MUND TË JU PËLQEJNË