Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit është gjetur një trup i pajetë.

“Në orët e para të mëngjesit pikërisht rreth orës 06:00, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, është gjetur një trup i pa jetë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, ka njoftuar Prokuroria.

Indeksonline mëson se viktima është Naser Murselaj, 32 vjeçar.

Trupi i viktimës është gjetur në oborrin e shtëpisë.

Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i 32-vjeçarit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË