Enca Haxhiu është shprehur kundër artistëve që po solidarizohen me vrasjen e afrikano-amerikanit, George Floyd.
Këngëtarja ka shkruar se artistët do ishte mirë të ngriheshin për çështjet që na prekin neve.
“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur te gjithe njerezit, sidomos artistet shqiptare qe kane postuar fotot e zeza ne profil, te ngriheshin qofte nje here te vetme njezëri per nje ceshtje qe na prek NE.
Pse nuk e perdorni zerin aty ku ju degjohet dhe per ceshtje qe ne po na vrasin perdite? Pse nuk ngriheni njehere per komunitetin rom qe eshte prezent tek ne dhe perbuzet cdo dite?! Jooo jeni shume te zene duke postuar cfare poston Amerikani sepse eshte me “trendy”, ka shkruar këngëtarja.
Më tej ajo ka sqaruar se nuk ka të bëj se nuk i bën përshtypje, por që ka gjëra më të rëndësishme në shoqërinë tonë.