Siç dihet, çifti Shyhrete Behluli dhe Lul Salihu, vijnë nga dy vende të ndryshme të Kosovës. Ajo nga Mushtishti, e ai nga Podujeva, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, ata nuk kanë jetuar asnjëherë në asnjë vend tjetër pos në kryeqytet, ku edhe janë lindur e rritur fëmijët e tyre.

Engjellusha, që është vajza e vogël e këngëtares së mirënjohur kosovare, duket ta ketë një lidhje shumë më të afërt me vendlindjen e të ëmës, Mushtishtin. Shpesh e kemi parë duke e vizituar “fshatin e bilbilave”, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Engji, është në përgatitje të projekteve të reja dhe ajo pa dyshim që tashmë është në listen e ngushtë të këngëtareve të preferuara në vend. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË