Një fytyrë tashmë e njohur e muzikës popullore.

Ndonëse fillimisht u njoh si vajza e këngëtares Shyhrete Behluli, Engjellusha Salihu tashmë është ndër këngëtaret më të pëlqyera të këtij zhanri, shkruan “Kosovarja”.

Këngët e saj të realizuara, janë pëlqyer mjaftë shumë nga publiku.

Përveç muzikës që bën, Engji është komentuar mjaftë shumë edhe për dukje e saj.

Në secilën paraqitje është shfaqur me një stil të veçantë e plotë elegancë. Ajo njihet si një bionde e bukur, që i’u kushton kujdes të veçantë flokëve të saj.

Në të gjitha rastet  duket mjaftë tërheqëse, por si i pëlqen vetja Engjit më shumë?

Në një imazh të publikuar në Instagram Engji tregon se po i mungojnë kaqurrelat.

Sa bukur duket, e dëshmon edhe fotografia që e ka ndarë me ndjekësit në Instagram./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË