Edhe Engjëllusha Salihu sikurse të gjithë kolegët e saj, po kalon angazhim pas angazhimi në muzikë.

E bija e Shyhrete Behlulit, nuk po i ndahet qoftë për një moment krahut të së ëmës, aty ku ka gjetur dashuri, mbështetje e qetësi, shkruan Kosovarja.

 

Nënë e bijë pas një sezone super të suksesshme, po i shohim të vërshuara drejt destinacioneve të mërgimit, për të performuar vetëm për shqiptarët që ndodhen atje.

Dihet që tashmë i shohim sa në Kosovë sa në diasporë, duke u munduar ti zëjnë të gjitha terminet dhe fluturimet.

Mesa duket këto të dyja po i mbërrijnë mjaft në kohë, duke u zgjuar herët e duke u përgaditur dalë nga dalë.

Madje, Engjit jo vetëm që po i del kohë të përgaditet, por ajo nuk del asesi pa u shikuar në pasqyre e pa marrë ndonjë pozë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË