fbpx

Eni Koçi rikthehet së shpejti me këngë të reja

nga Revista Kosovarja

Ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projek të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngëtaren Eni Koçi, e cila prej më shumë se një vit nuk ka sjell ndonjë këngë të re për fansat.

Kjo pasi bukuroshja nga Shqipëria ishte më shumë e fokusuar në jetën personale, pasi u bë nënë për herë të parë.

Ajo tani ka paralajmëruar fansat se po rikthehet me projekte të reja duke u shfaqur nga një studio muzikore.

“Këngë të reja po vijnë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit në InstaStory.

E fundit mbetet “Ama” në bashkëpunim me partnerin e saj, këngëtarin Genc Prelvukaj.

Në po të njëjtin projekt, çifti zbuluan se tashmë ishin martuar, teksa fejesa e tyre ndodhi në 2019


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]