Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në muzikë.

Ajo ka sjellë projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku gjersa nuk ka munguar angazhimi i saj edhe nëpër koncerte në vende të ndryshme.

Era është duke përgatitur plot befasi për fansat edhe në vitin 2020, ndërsa vijon të jetë mjaft e pëlqyer për ta me paraqitjet që ajo bën vazhdimisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja Istrefi publikoi disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në një kostum shkëlqyes me xixa.

“Koha për të shndërritur”, ka shkruar këngëtarja nga Prishtina në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk munguan, një pjesë e mirë e të cilëve e komplimentuan për linjat atraktive./telegrafi

MUND TË JU PËLQEJNË