Vala

Këtë të martë, Vasfije Krasniqi Goodman rrëfeu tmerrin që ia shkaktuan serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Vasfije Krasniqi Goodmansë fundmi ka treguar se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë, shkruan lajmi.net

Tmerrin që kishte përjetuar në moshën 16 vjeçare e ndau me të tjerët dhe ky rrëfim preku zemrat e gjithëve.

Ishte edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu ai i cili u prek nga ky rast, andaj i ka disa fjalë.

‘’Një heroinë si Vasfija! Zonja që paska fol është monument i gjallë, të cilës duhet t’i përkulemi, ta nderojmë dhe të luftojmë për të drejtën e saj! Është trishtim fakti që ka shumë gra të cilat akoma nuk guxojnë të flasin publikisht nga frika e ndonjë gjykimi kolektiv. Fati jonë është tragjik! Ne nuk duhet të harrojmë. Po ne duhet të ecim përpara gjithashtu’’, ishin fjalët e tij pranë një postimi të fundit në Facebook./Lajmi./

MUND TË JU PËLQEJNË