Jemi mësuar ti shohim duke kënduar e bërë atmosferë për të tjerët, por sonte Safetja e Sahidja po hedhin valle e po argetohen për mbesen e tyre.

Njëra nga tetë motrat Mustafa sonte ka fejuar vajzën, shkruan “Kosovarja”.

Është kjo Kumrie Mustafa, e cila ka organizuar një aheng për fejesën e vajzës së saj Leonita Krasniqin.

Leonita meret me muzikë, gjë të cilën e ka të trashëguar nga nëna dhe tezet.

Ajo sonte ka kurorizuar me fejesë lidhjen e saj me Bledian Ajrojën, i cili po ashtu është këngëtar.

Çifti po shkëlqejnë në mbrëmjen e tyre, e po argëtohen mjaftë shumë.

Detaje nga ky aheng familjarë na ka sjellur Lule Mustafa përmes disa storieve në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË