Pas një dite të gjatë pune një i rritur do të ndihej i lodhur e do të mund të flinte menjëherë, ndërsa me fëmijët ndodh e kundërta.

Atyre nuk u shterojnë kurrë energjitë dhe duket se gjatë gjithë ditës akumulojnë “fuqi” për t’i shpenzuar në mbrëmje.

Nuk është e lehtë të vendosësh një fëmijë në gjumë pa luajtur me të një orë më parë, e kur mendon se ai mund të jetë lodhur gaboni.

Shpesh herë prindërit dorëzohen dhe lejojnë që fëmijët të shkojnë vonë në shtrat, por kjo nuk duhet përdorur si një justifikim.

Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët që shkojnë në shtrat një orë më vonë nga orari i caktuar shfaqin probleme të ndryshme, janë të papërqendruar dhe irritohen lehtë.

American Academy of Pediatrics dhe Journal of Clinical Sleep Medicine kanë publikuar së fundmi nevojat e fëmijëve për gjumë në 24 orë.

Foshnjat 4 deri në 12 muaj: 12 deri në 16 orë

Fëmijët 1 deri në 2 vjeç: 11 deri në 14 orë

Fëmijët 3 deri në 5 vjeç: 10 deri 13 orë

Fëmijët 6 deri 12 vjeç: 9 deri në 12 orë

Adoleshentët 13 deri 18 vjeç: 8 deri në 10 orë

MUND TË JU PËLQEJNË