Duaje trupin tënd ashtu siç është dhe ai do ta kthejë atë dashuri me shëndet të mirë.

Trupi ynë është themeli ynë. Femra e cila vazhdimisht vlerëson trupin e vet nuk është ajo e cila vlerëson veten.

Nëse trupi nuk është në rregull, as shpirti nuk është në rregull!

Shprehitë femërore

Shprehia që të flihet gjumë mjaftueshëm është e domosdoshme për bukurinë dhe harmoninë e mendjes dhe shpirtit.

Mungesa e gjumit çon deri në shkatërrim të bukurisë fizike, rrezikon prapavijën hormonale, çon deri në anksiozitet, shqetësim dhe depresion, si edhe deri te pesha e tepërt trupore!

Vlerësoni veten – pushoni rregullisht!

Ushqimet e shijshme dhe të shëndetshme janë shumë me rëndësi. Nuk është e kotë ajo thënia: “Je ajo çfarë ha!” Femra e cila e do veten kurrë nuk do të hajë ndonjë “fëlliqësi”, por ndaj trupit tënd do të kesh qëndrim si prindi i kujdesshëm ndaj fëmijës. Vlerësoni veten – ushqehuni shëndetshëm dhe me shije!

Nëse dëshironi të ushtroni – në rregull! Ushtroni. Regjistrohuni në palestër! Mirëpo, para kësaj, çdo ditë ndani 20 minuta që të pushoni mirë dhe 20 minuta të shëtitni mirë. Trupit i nevojitet lëvizje. Çdo gjë që nuk lëviz, është e shkatërruar. Mirëpo teprica e lëvizjes gjithashtu shkatërron trupi. Kryesore është që të gjeni masën e duhur!

Lëvizja do të djegë atë që keni ngrënë, lëvizja do t’i sjellë kënaqësi trupit dhe shpirtit, sepse lëvizja do të thotë – jetë! Madje edhe kur jeni të pikëlluar, depresiv, të molisur -vlerësoni veten dhe rregullisht lëvizni!

Kurimi i kujdesshëm i trupit tuaj nuk do të thotë manikyr njëherë në vit, por kurim i pandërprerë i vetes. Vlerësoni veten dhe gjithmonë kujdesuni për veten!

Marrëdhënia intime sipas dëshirës është shumë e rëndësishme. Po, sipas dëshirës! Jo për shkak që akti në mbrëmje është sipas orarit apo që mbase bashkëshorti e dëshiron atë, por për shkak që ju e dëshironi! Vetëm kështu do të kënaqni edhe bashkëshortin edhe veten.

Vlerësoni veten – doni trupin tuaj dhe mos e ngarkoni! Dashuroni trupin tuaj ashtu siç është dhe ai do t’jua kthejë atë dashuri me shëndet të mirë! /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË