Martesa është një lidhje mes dy personave, që zotohen që do ta kalojnë gjithë jetën bashkë. Bashkëshorti është një ndër personat më të rëndësishëm dhe më me ndikim në jetën e një gruaje.

Mirëpo, kur vajzat vihen përpara zgjedhjes: shoqet e ngushta dhe bashkëshorti, lufta bëhet vërtetë e vështirë.

Nëse ju ka ndodhur që ndonjëherë ndiheni keq dhe dëshironi të kaloni më shumë kohë me mikeshat e ngushta sesa me partnerin, mos u shqetësoni, pasi nuk jeni të vetmet! Një hulumtim i kryer së fundmi do t’jua qartësojë më shumë këtë gjë që u ndodh në përgjithësi të gjitha grave.

Sipas një sondazhi të kryer nga “Champneys Health Spa UK”, 50% e 1.517 grave që u pyetën, zgjodhën mikeshat e tyre më të mira, për t’u argëtuar dhe për të diskutuar problemet e tyre, në vend të bashkëshortëve të tyre.

Gratë treguan se askush nuk i kupton më mirë sesa mikeshat e tyre të ngushta. Me miken tuaj më të mirë, mund të flisni gjithçka pa u paragjykuar. Plus, ka disa gjëra që gratë nuk mund t’i ndajnë me bashkëshortët e tyre dhe mikeshat janë personat e duhur për t’u rrëfyer.

Kur po mendoni për “shopping” për shembull, të parat që ju vijnë në mendje janë mikeshat e ngushta. Ndarja e interesave të njëjta është një tjetër arsye e rëndësishme pse gratë preferojnë të kalojnë kohë me mikeshat e tyre më shumë se me burrat.

Gjithashtu, shakatë e njëjta, eksperiencat e turpshme dhe bisedat autentike janë themeli i miqësive të vajzave.

Pra djem, dijeni se keni një konkurente të fortë përballë jush në martesën tuaj!

MUND TË JU PËLQEJNË