Vala

Të forta, të pushtetshme, të pashme. Dinë të bëjnë politikë, por edhe të prezantojnë stil. Deri më tani mund t’i keni parë, thjesht, në televizion si politikane, por ato janë më shumë se kaq. Ju njohim me prejardhjen, profesionet dhe jetën private të tyre, shkruan “Kosovarja”.

Vlora Çitaku
Vlora Çitaku është e lindur në fshatin Runik, Komuna e Skenderajt, por ka jetuar në Prishtinë, ku edhe është shkolluar e zhvilluar si politikane.

Vlora ka të kryer masterin për Medie e Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Ajo më herët ishte ministre e Integrimit Evropian, ish-zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë.

Ishte ministrja e dytë për Integrim Evropian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009.

Para kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Po ashtu, ka shërbyer si anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Tani është ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po e bën më të mirën edhe atje. Madje, pozitivisht është shumë e komentuar me paraqitjet e saj në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo gjithmonë ka rënë në sy për stilin e saj të rafinuar dhe është e dukshme dëshira e saj për t’u dukur bukur.

Edhe Vlora është vetëm, pa mashkull në krah.

Duda Balje
Duda Balje ka ardhur si risi në Kuvendin e Kosovës. Ajo është një nga deputetet që më së shumti komentohet për paraqitjen e saj të jashtme.

Pamja dhe stili i saj shpesh është bërë edhe pjesë e lajmeve të medieve rozë.

Duda Balje, deputetja nga radhët e Partisë “VAKAT”, që vjen nga Prizreni, përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës.

Ajo e ka kryer fakultetin ekonomik dhe ka doktoruar në biznes.

Është nënë e tre fëmijëve dhe tregon se bashkëshorti i saj nganjëherë bëhet xheloz.

Thotë se komplimente merr edhe nga femrat, porse shumicën e komenteve e ka nga meshkujt. N. N. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË