Arbenita Ismajli vazhdon të konsiderohet si ndër portretet më të bukura shqiptare.

Bukuroshja shqiptare është mediatizuar me të dëgjuar lidhjen e saj me Feron, kështu edhe duke ndikuar që pak nga pak të dalë nga hija e të dashurit të saj, shkruan Kosovarja.

Tashmë emri i saj zgjon interes të jashtëzakonshëm, ku ka arritur që afër saj të afrojë me qindra ndjekës në rrjetet sociale.

I madh e i vogël e ndjekin të ëmblën Arbenitë, e cila çdo herë zgjon kureshtje për veprimet që bën dhe për paraqitjet që sjell çdo herë.

Nuk ka mbetur njeri pa i thënë e pa ia kujtuar në secilën minutë që është shumë e bukur, e të gjitha këto komente e fjalë të mira janë pasqyruar në faqen e saj Instagram.

Por, nga të gjithë ata ndjekës e adhurues, vetëm njëri ka pasur fat ta ketë në dorë e të lidhet me të, e ai është reperi i njohur Fero.

Nuk e dijmë se si ka pasur fatin ta bindë e ta bëjë Arbenitën të dashurohet në të, por shpresojmë se do ta ketë të njëjtin fat e të dijë të mbajë, sepse pas këtij publikmi të fundit që bëri ajo, duhet vërtetë të frikësohet, sepse i ka ndezur të gjithë me bukurinë e sharmin e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË