Një recetë e lehtë, e shëndetshme, me plot proteina dhe minerale, ndërkaq është shumë e përshtatshme tani për të gjithë ata që agjërojnë.

Fileto pule e freskët PERUTNINA PTUJ me shparguj & bizele

1 paketim Fileto pule Perutnina Ptuj

2-3 lugë gjelle miell

Kripë dhe piper të zi

Vaj ulliri
1qepë të kuqe, e prerë hollë në fije

1-2 thelpinj hudhra, të copëtuara

Lëngu i 1 limoni

1 tufë shparguj

1 gotë bizele

Kopër të freskët, të copëtuar

Limon, në feta

Përgatitja:

– Filetat e pulës pastrojini me ujë të rrjedhshëm, thajini me facoleta kuzhine.

– Spërkatni me kripë, piper të zi dhe miell.

– Ngrohni tiganin, hidhni vajin shtoni filetot e lyera me miell. Fërgoni nga 4 – 6 minuta në të dy anët deri sa të bëhen kore.

– Shtoni qepët, hudhrat, fërgoni 3 minuta.

– Shtoni lëngun e limonit dhe pak ujë. Mbulojini me kapak dhe lëreni të zihet mishi edhe në brendësi për 5 minuta.

– Dy minuta para se të zihet mishi shtoni shpargujt, bizelet dhe vazhdon zierja deri sa të zbuten.

– Shërbejini me patate

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË