Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e saj të 34-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.
Duke qenë se jemi të vetë-izoluar për shkak të pandemisë së coronavirusit, këngëtarja këtë ditë të veçantë e ka pritur në shtëpinë e saj në Prishtinë.
E njëjta në llogarinë zyrtare, Instagram ka publikuar disa imazhe provokuese, të cilat i ka realizuar pikërisht për ditëlindje.
Fotografitë në fjalë e sjellin atë në formë të mrekullueshme, në një ‘bodysuit’ të zezë e cila ia vë në pah linjat trupore.
“Shumë urime për mu”, ka shkruar në njërin postim Morina.
https://www.instagram.com/p/B–oeSOp0BR/?utm_source=ig_web_copy_link