fbpx

Flasin pelegrinët që ishin në Manastirin e Banjskës: KFOR-I hyri brenda, e injoruan grupin e armatosur

nga Revista Kosovarja

Të dielën në Manastirin e Banjskës po qëndronin grupi terrorist i cili sulmoi Policinë e Kosovës.

Por aty nuk ishin vetëm terroristët, në Manastir ishin edhe një grup i pelegrinëve të cilët kishin shkruar për të kryer ritet fetare.

Këtë e konfirmoi dje edhe ministri I punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ata kanë folur për “Danas”, për ngjarjen e asaj dite.

Njëri nga pelegrinët ka treguar se nga ta u vodhën gjësende nga ana e terroristëve.

Por ai ka treguar treguar një gjë interesante. Pelegrini pretendon se KFOR-I kishte hyrë brenda Manastirit të Banjskës por që i injoruan grupin e armatosur, nuk u morën fare me ta.

“Gruas sime iu zhduk celulari, u zhdukën edhe disa sende të tjera të pelegrinëve, i grabitën ata persona të armatosur që normalisht nuk komunikonin fare me besimtarët tanë. Në një moment erdhi KFOR-i, por nuk e kuptoj pse ata [KFOR-i] e injoruan plotësisht grupin e armatosur që ishte ende aty me armë të gjata, por pasi i legjitimuan ata vetëm dolën jashtë”, ka rrëfyer tutje ky pelegrin.

Kujtojmë se nga sulmi terrorist mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]