Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi për reagimin që pati tek meshkujt roli i saj në shfaqjen “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, e cila u vendos në teatër pak muaj më parë nga Ridvan Dibra.

Ajo u shpreh në emisionin “Opinion” se çasti kur ajo solli në skenë procesin e masturbimit, solli eksitim tek meshkujt.

“Në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë se ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos të bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë”-tha Arjola Demiri.

Risjellim në vëmendje se Arjola Demiri është nënë e divorcuar e tre fëmijëve dhe se më parë është përzgjedhur si “Miss Tropoja”.

MUND TË JU PËLQEJNË