Vala

Shumë herë psikanalistët arrijnë të përcaktojnë karakterin dhe personalitetin e pacientëve të tyre përmes imazheve. Zgjedhja juaj do tregojë shumë për veten

1.Me temperament dhe metodik
Përcaktohesh si njeri me ideale të qarta, përgjegjshmëri, zell dhe metodikë.

Përgjithësisht jeton me modesti kur vjen puna për të bërë Pazar apo për të përdorur kohën tënde, sepse nuk të pëlqen të çosh asgjë dëm.

Të pëlqen të projektosh një imazh thjeshtësie dhe të orientuar tek rezultati. Ka mundësi që të jesh shumë i ngutshëm me veten dhe njerëzit që ke në jetën tënde.

Për ty është e vështirë të relaksohesh dhe në disa raste mund të punosh deri në rraskapitje.

Sfida jote kryesore është të mësosh se jeta ka kohë për t’i bërë të gjitha: për të punuar, për të pushuar, për të ndarë me njëri tjetrin, për të qenë të lumtur.

Gjej pak hapësirë për të bërë edhe gjërat që i pëlqejnë zemrës tënde. Kështu jeta jote do jetë më e bukur, e vërtetë dhe produktive.

2. Tip i qetë dhe i ekuilibruar
Konsiderohesh si njeri i qetë dhe optimist që mbetet në kërkim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë për veten dhe njerëzit që do.

Nuk nxehesh lehtë dhe ke gjithnjë një fytyrë të buzëqeshur. Bezdisesh nëse të duhet të përballesh me njerëz të tjerë.

Je gjithnjë i/e vetëdijshëm/e për nevojat e të tjerëve dhe altruizmi yt bën që ndonjëherë të lësh pas dore edhe nevojat dhe dëshirat e tua. Sfida jote kryesore është të gjesh ekuilibrin mes dhënies dhe marrjes.

Prano me dashuri atë që njerëzit dhe universi mund të të japin. Deklaro me dashuri se meriton gjithë të mirat e kësaj jete dhe në këtë mënyrë do jesh i/e hapur ndaj mundësive, paqes, gëzimit, dashurisë dhe prosperitetit.

3. Entuziast dhe i paduruar
Je njeri aktiv, i gëzuar dhe i dashuruar me aventurën, të cilit i pëlqen të ketë një jetë plot sfida dhe aktivitet.

Ke një mendje të shkathët, të aftë për të gjeneruar ide të shpejta dhe efikase dhe për këtë arsye është shumë e thjeshtë për të gjetur zgjidhje dhe alternativa për problemet apo situatat e komplikuara që për të tjerët janë mjaft komplekse.

Ka raste kur tregoheni të paduruar. Sfida jote kryeore është të vendosësh pak disiplinë në jetën tënde (menaxhoje mirë jetën tënde, mbaro atë që nis, respekto atë që premton). Kur t’i bësh të gjitha këto, do të shohësh se si jeta jote bëhet më e qetë dhe më e lumtur.

4. Krijues dhe i ndjeshëm
Konsiderohesh si njeri shumë emotive, romantic, në disa raste kapriçoz, të cilit i pëlqen të bëjë gjërat në mënyrë unike dhe origjinale. Keni intuitë shumë të zhvilluar dhe zakonisht përshtypjet e tua të para apo parashikimet nuk gabojnë.

Ka mundësi që, në disa raste, të kesh ndjerë një ndjesi të çuditshme se ‘ke nevojë për diçka që të ndihesh i plotësuar’ dhe pikërisht këtu gjendet edhe sfida jote kryesore. Je njeri me shumë talente të mrekullueshme, por zakonisht i kushton më shumë vëmendje asaj që të mungon në vend që t’i kushtosh vëmendje asaj që ke.

Një pushim i vogël në jetën tënde për të rinjohur veten, për ta dashur atë, do të të bëjë shumë mirë në jetë.

MUND TË JU PËLQEJNË