fbpx

FSK angazhohet në operacion të kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

nga Revista Kosovarja

FSK ka njoftuar se ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të cilat kanë filluar një operacion për gjetjen e një 27-vjeçari me inicialet A.H, nga komuna e Prizrenit, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.202.

Nga FSK është bërë e ditur se ky operacion është operacion i kërkim-shpëtimit malor dhe ujor.

“FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit të zhdukur

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27 vjeçari me inicialet A.H. nga Komuna e Prizrenit, i cili dyshohet të ketë rënë nga ura e Fshajt me datë 24.12.2024.

Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një person të raportuar te zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]