Vala

Fundi i dashurisë prek shumë. Madje shumë lidhje, marrëdhënie serioze, martesa përfundojnë. Një nga partnerët thotë të ndalemi dhe largohet.

Kjo është një përvojë e dhimbshme për të gjithë, shpesh përjetohet si një dështim. Si një humbje. Kur një dashuri mbaron, nuk ka asnjë përgjegjës, por e gjithë kjo ndodhë si një rrufe në qiell të hapur.

Jo, kurrë nuk jeni gati, edhe nëse fundi është shumë pranë, kur sinjalet janë të dukshme. Nëse partneri ju ka lënë, ju e dini mirë, por gjithashtu e dini se duhet të vazhdoni, të reagoni dhe të merrni në dorë frenat e jetës suaj.

Mos e shprehni fundin e një dashurie në rrjetet sociale

Shpesh, veçanërisht në ditët e sotme, kur rrjetet sociale tregojnë praktikisht jetën e njerëzve, tundimi për të vëzhguar profilin e ish-partnerit mund të lindë. Dhe, po aq shpesh, nëse plaga dhemb, mund të lindë tundimi për hakmarrje përmes postimeve, mesazheve dhe komenteve. Shmangni shfaqjen e emocioneve tuaja. Pëlqimet nuk do ta bëjnë atë të kthehet, mëshira nuk do të jetë ndonjë ndihmë për ju, vetëkënaqësia e ziliqarëve do të hedhin vetëm më shumë kripë në plagën tuaj.

Mos kërkoni hakmarrje

Është shumë e zakonshme, kur dikush iu ka lënë për një dashuri të re, të doje që t’ia ktheje në të njëjtën mënyrë. Një qëndrim emocional dhe impulsiv, i cili nuk shmang zhgënjimin e asaj që ndodhi! Nisja e një historie të re menjëherë, për shkak të krenarisë, do të shërbejë vetëm për të rritur ndjenjën e vetmisë dhe boshllëkut që ju tani ndjeni.

Mos bëni skena në publik

Revistat e përditshme tregojnë për skena në publik që dëshmojnë për fundin e dashurisë. Për çfarë janë ato? A shërbejnë për të kthyer partnerin? Më mirë shmangini ato! Zgjidhni gjithmonë dinjitetin tuaj. Zemërimi konsumon energjinë tuaj në mënyrë të panevojshme, ndërsa dhimbja e jetuar mund të rrisë fuqinë tuaj të brendshme.

Shmangni lutjet

Me siguri dhimbja që ndjeni për fundin e dashurisë është aq e fortë dhe tundimi për të kërkuar ish-partnerin është diçka e vështirë për t’u kontrolluar. Sidoqoftë, duhet të mbani mend se një marrëdhënie nuk duhet të bazohet në dhembshuri. Kurrë. Mos e poshtëroni veten dhe vlerën tuaj. Nëse dikush nuk e vlerëson atë që jeni dhe çfarë keni për të ofruar, shkoni përpara. Është më mirë që të lini vendin e lirë për ata që dinë t’ju vlerësojnë dhe t’ju duan.

Shmangni kontaktin me anëtarët e familjes

Pas përfundimit të një dashurie që mund të ketë zgjatur me vite, është normale që partneri i lënë të kërkojë një konfrontim me anëtarët e familjes së ish-partnerit. Mos e bëni. Ju do të vëni në siklet veten dhe të tjerët. Bëni një shkëputje të sjellshme.

Mos kërkoni menjëherë një partner të ri

Të jetosh një marrëdhënie nuk është një detyrim. Pra, pas një ngjarjeje të tillë traumatike, është shumë më mirë të kesh pak kohë për të reflektuar, për veten tënde. Vetëm pas kësaj faze të riorganizimit të ndjenjave dhe emocioneve tuaja do të jeni gati për një marrëdhënie të re.

Fundi i një dashurie nuk është fundi i gjithçkaje. Është vetëm fundi i një kapitulli në jetën tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË