Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, Kuvendi i Kosovës miratoi mocionin për shpërndarjen e Kuvendit, kurse presidenti Hashim Thaçi shpalli datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

6 tetori është dita kur pritet që populli ta bëj zgjedhjen e tij për Kryeministrin e ardhshëm të vendit, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse fushata zgjedhore pritet të fillojë me 25 shtator, e që do të zgjasë dhjetë ditë, partitë dhe koalicionet qysh tash kanë nisur aktivitetet zgjedhore. Ato kanë nominuar emrat e kandidatëve të tyre për Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, si dhe kandidatët për deputetë.

E, për të fituar besimin e qytetarëve për qeverisjen e ardhshme të vendit gjatë mandatit katërvjeçar, partitë politike janë fokusuar në një pikë të përbashkët: zhvillimi ekonomik.

-Partia Demokratike e Kosovës, në rast fitoreje po mendon ta lufojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

-Lidhja Demokratike e Kosovë do të përqendrohet në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhje garon bashkë me Partinë Socialdemokrate ku sipas tyre programi në radhë të parë ka elemente, të cilat e fuqizojnë shtetin e Kosovës, por edhe për çështje të tjera si ekonomia dhe drejtësia.

-Kurse Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj në këtë proces zgjedhor fokusohet në tri shtylla kryesore që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social.

Ndërkohë që Kosova po përballet me moszhvillim ekonomik, papunësi e varfëri të skajshme, qytetarët janë shumë të zhgënjyer duke jetuar siç deklarohen, në një vend pa perspektivë dhe pa të ardhme.

Madje, me mijëra prej tyre janë larguar nga vendlindja drejt vendeve evropiane, e shumë të tjerë po presin të largohen.

Është situatë ironizuese ku në gjithë këtë kaos shoqëror partitë politike po bëjnë gjithçka për të marrë votën e qytetarëve e për të fituar besimin e tyre, duke ditur sa kanë punuar për qytetarët. Madje oferta joshëse, premtime dhe lutje drejtuar qytetarëve pritet që të prezantohen gjatë kësaj periudhe para zgjedhjeve nga partitë politike.

Se sa do të jenë bindëse mbetët të shihen, megjithatë është e qartë dhe e njohur nga e kaluara se secila parti që ka qenë në pushtet nuk ka realizuar as gjysmën e premtive të dhënë në fushata zgjedhore për mandatin qeverisës.

Megjithatë në gjithë zhgënjimin e madh dhe mosbesimin që është krijuar karshi politikës, qytetarët kanë një dozë shprese se mund të ndryshojë për të mirë e ardhmja e tyre. Këto 32wqzgjedhje shihen si një mundësi e mirë që qytetarët të vetëdijësohen, të luftojnë për të drjetën e tyre dhe të zgjedhin atë që mendojnë se shteti ka nevojë.

Është e qartë se secila ofertë e partive politike në rast të fitores nuk aplikohet menjeherë, por shpresohet që të pakten në programet e tyre qeverisëse të futen si çështje kryesore zgjidhja e problemeve që lidhen direkt me jetën e qytetarëve duke krijuar ambient të qetë për të jetuar dhe punuar për rininë e Kosovës, e cila përfshinë pjesën më të madhe të banorëve, pa pasur nevojë të mendohet opsioni i braktisjes së vendit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË