Këngëtarja zhgënjen me përzgjedhjen e veshjes.

Ajo ka qenë ndër shumë të famshmet që ka parakaluar në tepihun e kuq të ceremonisë së ‘American Music Awards’.

Por, këtë herë Dua Lipa nuk është pëlqyer aspak nga fansat dhe njohësit e modës, përcjell Gazeta Express.

Në shumë revista, Dua dhe fustani i saj i bardhë ka ngjallur vetëm komente negative ndërsa ajo kryeson listat e të veshurave më keq në mbrëmjen e të martës.

Në anën tjetër, Bebe Rexha ka marrë vëmendjen për të mirë, e cila është paraqitur me një stil ndryshe kurse Rita Ora, si zakonisht ka marrë shumë lëvdata për dukjen.

MUND TË JU PËLQEJNË