Vala

Shyhrete Behluli dhe Engëllusha Salihu numërojnë suksese të njëpasnjëshme profesionin e tyre.

Nënë e bijë, cilësohen për muzikë të mirë e bashkëpunime të suksesshme. Janë ato që me zërin dhe perfomancat e tyre depërtojnë kudo, duke siguruar vendin e tyre me përkushtim dhe angazhim, shkruan Kosovarja.

Duete të njëpasnjëshme, angazhime si në vend edhe në diasporë, iu kanë imponuar që gjithmonë të duken bukur dhe sa më shumë në hap me kohën.

Në fakt, kjo dukuri tek asnjëra nuk mungon, pasi nënë e bijë përveç muzikës ia thonë edhe veshjes mjaft mirë duke befasuar gjithnjë.

Kjo pasi që, tek ato gjithmonë mund të shihen fustana madhështor e të bukur, që vetëm ato mund t’i gjejnë dhe t’iu përshtaten pamjes së tyre.

E, kjo gjë sikur të ketë ndikuar që të bëjnë gara në mes vete, tek sa edhe këto video e fotografi nuk dëshmojnë asgjë tjetër përveç një konkurrence të fortë që shihen t’ia bëjnë njëra tjetrës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË