Gazeta e vetme opozitare në Serbi, “Danas”, ka zbuluar negociatat e presidentit, Aleksndarë Vuçiq me shtetet që pretendohet ta tërheqin njohjen e Kosovës.
Ky mediumi shkruan se janë tetë vende të përfshira në tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse kjo ende nuk është prezantuar në opinion, transmeton Indeksonline
“Vendimet e tyre janë “në sirtarin” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kryesisht janë shtete të vogla afrikane si p.sh. Mbretëria e Eswantinit, Gabonit dhe Somalisë dhe disa shtete të Amerikës Latine si Antigua dhe Barbuda, e cila tashmë zyrtarisht e ka “ngrirë” vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, mësoi Danas nga burime diplomatike.
Gjithashtu, shtete të tjera që tashmë zyrtarisht i kanë “ngrirë” vendimet për njohjen e pavarësisë mund të jenë ndër ato që i kanë tërhequr përfundimisht – përkatësisht Egjipti, Peruja dhe Republika Domenikane.
Një luftë e veçantë diplomatike po bëhet për pozitën e Kosta Rikës, e cila është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në prag të nisjes së Presidentit të Serbisë në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (23 shtator) një nga temat kryesore në opinionin vendas ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.