Ajo që është pritur me muaj të tërë më në fund ndodhi.

Prezantuesja më e njohur dhe më e ndjekur e Klan Kosovës, Genta Cana, mbrëmë është martuar me Nolin, shkruan Kosovarja.

Në mes mysafirëve të ndryshëm, bukuroshja shqiptare i dha fund beqarisë me dashurinë e jetës së saj, në njërin nga restaurantet luksoze në Prizren.

Ndryshe nga fytyrat e njohura, dasma e saj nuk bëri edhe aq bujë të madhe, ani pse të gjitha mediat thuajse ishin përgaditur për momente më publike.

Ndonëse dasma ishte shumë e heshtur sa i përket anës mediale, fotografitë nga dasma e saj nuk munguan dhe me të parën morën pëlqime e komente nga më pozitivet.

Dukja e të gjithëve u komentua, dhe u përfol çfarë nuk u pëfol për secilin, por qershia mbi tortë padyshim që ishte nusja, pra Genta, ani pse është në muajt e parë të shtatzanisë.

Një nuse përrallore dhe e rregulluar deri në detajin më të fundit, ajo po që shkëlqeu dhe tundi pothuajse e gjithë skenën nga bukuria dhe sharmi i saj. /Kosovarja

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË