Gjatë jetës, të gjithëve na ndodh të kalojmë periudha jo të lehta, gjatë të cilave na duket sikur s’do të gjejmë kurrë zgjidhje

Dhe kjo do t’u ndodhë edhe këtyre 4 shenjave zodiakale të cilat gjatë nëntorit do të përballen me vështirësi domethënëse.

Demi

Rrugës janë duke ardhur shumë ndryshime të cilat nuk i prisnit fare. Përpiquni të ndiqni siç duhet rrugën nëpër të cilën do të kaloni, është mënyra e vetme që keni për të shpëtuar veten nga kaosi që nëntori do të sjellë në jetën tuaj.

Parashikoni lëvizjet dhe përpiquni të përgatiteni për t’u përballur siç duhet me vështirësitë në punë, por mos kërkoni stabilitet. Në nëntor nuk do të ndodhë.

Virgjëresha

Edhe për Virgjëreshat, ndryshimet janë të shumta, ndiejnë nevojën të relaksohen dhe të mos mendojnë për punën. Duhet të gjeni kohë për veten dhe kërkoni mbështetjen e njerëzve që i keni përzemër.

Në këtë moment keni nevojë për të gjithë ndihmën e mundshme dhe nëse nuk gjeni mënyrën për të menaxhuar problemet në jetën tuaj, do të ‘shtypeni’ nga pesha e tyre.

Ujori

Rrugës keni disa probleme me punën ose më mirë me disa kolegë të cilët do të përpiqen t’ju dëmtojnë qëllimisht.

Edhe në dashuri gjërat janë të destinuara të përkeqësohen: partneri është i lodhur dhe ju gjithashtu. Flisni qartë dhe merrni vendimin e duhur, sado i dhimbshëm qoftë!

Bricjapi

Përballojeni nëntorin me qetësi dhe durim, përpiquni të hapni punë në rrugë, por dhe në dashuri. Zgjidhni gjithçka që keni lënë pezull, pasi do të bëhet e pa enaxhueshme më vonë dhe s’do të arrini të gjeni dot një zgjidhje.

Por mos harroni të mendoni edhe për veten: shëndeti fizik dhe mendor janë të rëndësishëm, po ashtu si dhe puna. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË