Vala

Përbërësit

4 rrepë e kuqe

2 patate

vaj ulliri

100 ml ajkë për gatim

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1

Rrepën e qëruar e të ndarë në copa ziejeni në tenxhere me ujë.

Hapi 2

Pas zierjes, rrepën bluajeni me blender.

Hapi 3 

Patatet pritini në kubikë të vegjël dhe bashkë me rrepën e bluar vendosini në tenxhere me pak ujë.

Hapi 4 

Shtoni vajin e ullirit, kripën, piperin dhe ziejini bashkë të gjitha derisa të zbuten patatet.

Hapi 5 

Në fund shtoni edhe ajkën për gatim dhe vazhdojeni zierjen edhe për pak minuta.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË