Vala

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kamenicë.

Më 24 dhjetor të këtij viti, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës.

Lajmi.net merr vesh se një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur nga djali i saj pa shenja jete në pusin e këtij fshati.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Policia e Kosovës.

Shaban Azizi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka thënë se akoma nuk dihet nëse është vetëvrasje apo jo mirëpo, sipas tij, dyshohet për vetëvrasje.

“Dyshohet se është vetëvrasje, raporti i obduksionit akoma nuk është kthyer. Ne jemi në hetim të rastit derisa prokurori thotë që të mbyllet ky rast ose nëse raporti i obduksionit thotë se ka vdekur si pasojë e ngufatjes së ujit, faktikisht ajo i bie vetëvrasje dhe mbyllet ai rast”, ka thënë Azizi për lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se hetimet i vështirëson edhe territori për shkak tw sipas tij, vendi ku ka ndodhur ngjarja është shumë afër kufirit me Serbinë dhe Policia e Kosovës në këtë pjesë e ka të vështirë të patrullojë.

Sido që të jetë, Azizi ka thënë se Policia do ta hetojë deri në fund këtë rast pasi që kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në territorin e Kosovës.

Në anën tjetër lajmi.net nga burime të sigurta merr vesh se e ndjera ka qenë e lindur në këtë fshat ndërkaq ishte e martuar në një fshat të Bujanocit.

Sipas këtyre burimeve, e ndjera prej vitesh punonte si motër medicinale në ambulancën e fshatit Muhoc të Bujanocit.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË