Në rrugën “Haxhi Kleçka” në Lipjan janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut.

Një person përderisa ishte duke kryer punime ndërtimore dhe gropime të dheut ka hasur në këto mbetje.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Me date 08/04/2019 rreth orës 13:00 është pranuar informata nga ankuesi se përderisa a ka qenë duke kryer disa punime ndërtimore dhe gropime të dheut ka marrë një kamion me dhe në rrugën “Haxhi Klecka” në Lipjan për ta dërguar në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit dhe pas zbrazjes së dheut ka vërejtur disa mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar të gjitha njësitet e nevojshme për trajtimin e këtij rasti.

MUND TË JU PËLQEJNË