1.Bëni dush bashkë pa bërë marrëdhënie

Magjia e ujit të ngrohtë dhe shkumës te ju kot sa ikën dëm. Ose më në fund e keni kuptuar atë që të gjithë të rriturit duhet ta kuptojnë një ditë: Të bësh seks në dush është gjëja më e keqe.

2.E përdorni banjën në të njëjtën kohë

Në disa raste gjatë ditës e përdorni banjën në të njëjtën kohë, që përfshin dushin, lavamanin dhe WC-në.

3.Kontrolloni rrobat e palara

U merrni erë rrobave të njëri-tjetrit dhe nuk është diçka seksi dhe as higjienike. E njihni aq mirë aromën e partnerit tuaj sa përpjekja për të nuhatur bluzat e tij nuk është aq e shpifur. Përveç disa rasteve, kur mund të mendoni: “si një njeri mund të ketë këtë erë?”

4.U këndoni kafshëve shtëpiake

Një rrëfim: I fejuari im dhe unë kemi rreth 10000 këngë të ndryshme për qentë tanë, e preferuara ime është ‘Është koha e darkës së qenushit’, teksti i së cilës është vetëm përsëritja disa e herë e fjalisë ‘Është koha e darkës së qenushit’. Është super.

5.Kontrolloni qimet, nishanët e çuditshëm apo ndonjë shenjë tjetër

Ka gra që hetojnë fytyrën e partnerit dhe nëse shohin ndonjë qime që nuk është mirë aty ku është, marrin pincetën e vetullave.

6.Provoni rrobat e njëri- tjetrit

Edhe pse xhinset e partnerit nuk të bëjnë, i ke veshur. Edhe ai, kur ka qenë i dehur, ka veshur reçipetat e tua dhe ka vrapuar nëpër shtëpi duke bërtitur ‘Jam Laura, kam gjoks, HAHAHHA’. Mos u shqetësoni, mjafton ta regjistroni.

7. I dërgoni njëri-tjetrit mesazhe nga ana tjetër e dhomës

I ke shkruajtur me të vërtetë mesazh të dashurit tënd, brenda së njëjtës dhomë, në anën tjetër të divanit, që të të merrte një picë. Dhe me të vërtetë do të thotë, vazhdimisht.

8.Gudulisni njëri-tjetrin pa pushim, gjatë gjithë kohës

Nuk e dimë si apo përse, por tortura nëpërmjet gudulisjes është diçka që të gjitha çiftet e bëjnë. Është një traditë historike që ka të mirat dhe të këqijat e saj.

9.E thërrisni njëri-tjetrin me emrat më të çuditshëm

Kur jeni vetëm e thërrisni njëri- tjetrin me gjithfarë emrash si Piti, Puqi, Çuço. Kjo është vetëm një pjesë e atyre që thuhen nga gjithë emrat magjikë që përdorni në privat.

10. Flisni me shkurtime

Praktikisht jeni si binjakë duke përdorur gjuhën tuaj sekrete, por më të cuditshëm sepse ju nuk jeni.

11. Gazra. Gjatë gjithë natës

Jemi njerëz dhe ndodh. Mund të jeni shtrënguar të vendosni rregulla që i ndalojnë në hapësirën e përbashkët, nëse është rënduar atmosfera. Shpresojmë mos t’ju jetë dashur ta merrni këtë vendim. Tregohuni pak të matur.

MUND TË JU PËLQEJNË