Modelja Arbenita Ismaili dhe reperi Fero janë kthyer shumë shpejt në një prej çifteve më të komentuara në showbizz-in shqiptar
Çdo detaj të ri që mësojmë nga çifti, nuk mundemi ta anashkalojmë pasi vëmendja ndaj tyre është mjaft e madhe. Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por nuk ia dolën dhe tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Por siç duket edhe familjarët e tyre janë të familjarizuar me këtë lidhje dhe këtë e mësuam nga Instagrami.
Fero i ka bërë follow motrës së të Arbenitës, gazetares Almedina. Edhe ajo e ndjek reperin në Instagram, por pse ka pritur kaq gjatë Fero?