Ditëve të sotme, rëndësia e gjumit çdo herë po merr më shumë vëmendje, pasi që mungesa e gjumit është duke u shndërruar në problem të madh për shoqërinë moderne.

Tani është koha për të filluar të punohet dhe të zgjidhet ky problem, pasi që hulumtimet tregojnë se çdo i treti amerikan e fillon ditën pa gjumë të mjaftueshëm.

Siç duket, neve vazhdimisht na nevojitet më shumë kohë dhe rrjedhimisht përfundojmë duke zgjuar vonë thuajse tërë natën.

Në anën tjetër, kur flemë mjaftueshëm, ne zgjohemi me më shumë energji dhe jemi më produktivë, më të shëndetshëm dhe ndihemi më mirë.

Gjumi nuk është vetëm për të pushuar – gjumi adekuat ndikon në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe shpie në një jetë më të gjatë.

Ekspertët e gjumit kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta ndryshojë materien e bardhë të trurit, por fatmirësisht trupat tonë mund ta riparojnë vetveten.

Përveç materies, studimet tregojnë se mungesa e gjumit ndikon edhe në gjenet tona.

Këto janë disa prej efekteve të dëmshme që i shkakton mungesa e gjumit.

Mungesa e gjumit shkakton probleme me mendime

Mungesa e gjumit shpie në vendimmarrje të dobët, në logjikë më të dobët, në aftësi më të ngadalta të zgjidhjes së problemeve dhe në kohë më të ngadaltë të reagimit.

Shtimi i peshës

Një studim trevjeçar ka treguar se ata që flenë më pak se pesë orë brenda nate kanë tendenca të shtojnë më shumë peshë.

Sëmuremi

Studimet tregojnë se ekziston një lidhje direkte mes mungesës së gjumit dhe sistemit të imunitetit.

E dëmtojmë zemrën

Një studim i publikuar në revistën “European Heart Journal” kishte treguar se si mungesa e gjumit shpie në sëmundje të zemrës.

Harrojmë më lehtë

Gjumi na ndihmon t’i ruajmë kujtimet më lehtë, ndërkaq kur nuk flemë mjaftueshëm, kjo gjë vështirësohet.

Më pak seks

Meshkujt që flenë më pak se pesë orë kanë nivele më të ulëta të testosteronit sesa ata që flenë mjaftueshëm. Gjithashtu apetiti i tyre për seks zvogëlohet.

MUND TË JU PËLQEJNË