Vala

Gjethet e rrushit janë të pasura me shumë vitamina e minerale. Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori.

Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Gjethet e rrushit janë një burim i mirë ushqyesish.

Aty gjenden vitaminat C, E, A, K dhe B6 përfshirë niacinën, hekurin, fibrën, riboflavinën, folatin, kalciumin, magnezin, bakrin dhe manganin.

Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

Përfitimet e tjera shëndetësore nga përdorimi i gjetheve të rrushit

Luftojnë inflamacionin

Kufizon nivelin e sheqernave në gjak

Luftojnë reumatizmën

Luftojnë diarresë

Luftojnë dhimbjet e stomakut

Para përdorimit rekomandohet që gjethet e rrushit të pastrohen me shumë ujë në mënyrë që të largohet natriumi i tepërt.

MUND TË JU PËLQEJNË