Është fytyrë e ëmbël dhe karakterizohet për stilin unik që ka andaj emri i saj lakohet çdo ditë në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Moderatorja e njohur, Elita Rudi sot feston ditëlindjen.

E, për këtë ditë pa dyshim që ajo pranoi urime e dhurata të shumta nga personat më të dashur.

Por, urimin më të bukur ajo padyshim se e mori nga bashkëshorti i saj.

“Urime ditlindja gruja jem, Shote galica jem, Ty tkom sa ni ushtri, ska lufte qe se fitojm, të du”, janë fjalët e Gjikos.

Për ndryshe, Elita Rudi dhe Gjiko janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar Zëri.

MUND TË JU PËLQEJNË