Dhuratë e lezetshme Artistja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi para disa muajsh ka bërë të ditur se është në pritje të ëmbël.

Madje, ajo ka bërë të ditur edhe gjininë e foshnjes, pra ka zbuluar se do të ketë një djalë.

Qysh nga tani, artistja ka publikuar disa dhurata të cilat ia ka blerë fëmijës së saj, që ende nuk u lind.

Kësaj radhe Gjira ka treguar se i ka blerë patika të markës All Star Converse, të njejta me të sajat.

Artistja ka kohë që është në lidhje me futbollistin, Ali Ibrahimin, të cilët herë pas here publikojnë fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale.


Gjira para një muaji ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “AUA”. Ky projekt është vetëm në versionin audio dhe ka ardhur pas dy vjetësh pauzë.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Gjira në bashkëpunim me LenaZbeat, ndërsa videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të artistes në Youtube./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË