Performanca e Lil Wayne në Festivalin A3C në Atlanta është ndërprerë, pasi që dikush nga publiku ka thënë se ka dëgjuar gjuajtje me armë.

Kjo gjë ka nxitur panik te të pranishmit, të cilët janë përpjekur që të largohen nga hapësira ku është mbajtur koncerti, me ç’rast kanë mbetur 12 persona të lënduar, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Në njoftimin e policisë së Atlantas thuhet se nuk është gjetur asnjë armë në vendin e ngjarjes.

Lil Wayne, koncerti i të cilit u ndërpre kah fundi, ka thënë se shpreson që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

MUND TË JU PËLQEJNË