Shqiptarët mes vete uruan e festuan Kurban Bajramin duke dëshiruar lumturi e gëzime në të gjitha familjet.

Ndërkohë që këngëtarja ulqinase Gjyste Vulaj, përveç këtyre urimeve, për festen e Kurban Bajramit pati edhe një lutje drejtuar Zotit, shkruan “Kosovarja”.

Ajo u lut për pët të sëmurët e të varfërit, por nuk e harroi as atëdheun.

“O Zot i Mëshirueshëm
Të sëmurëve jepju shëndet
Të varfërve furnizim,
Jetimëve ngrohtesi,
Atdheut tonë paqe e liri”, shkruan në fotografinë që Gjyste Vulaj ka publikuar në Instagram.

Ndryshe këngëtarja është nënë e dy fëmijëve dhe njihet për jetën luksoze që bën.

Kurse sa i përket projekteve muzikore e fundit që ka publikuar me videoklip  është kënga “Askush si na” e cila u mirëprit nga publiku./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË