Gjyste vulaj ka ndarë imazhin interesant në rrjete sociale.
Këngëtarja Gjyste Vulaj ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi të realizuara në fillimet e karrierës muzikore.
Artistja në fotografi shfaqet me mikrofon në dorë teksa ka të veshur një fustan të kuq dhe flokët ngjyrë kafe.
Gjyste përkrah fotografisë shkroi se karriera e ndoqi atë tërë jetës dhe jo ajo atë.
“Fillimet e mia!, Karriera më ka ndjekur mua, jo unë atë”, shkroi Gjyste Vulaj.