fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Goditja e grupit kriminal në Prishtinë, dalin pamjet nga aksioni ‘Porosia’ ku u kapën të dyshuarit

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Policisë në koordinim me Prokurorinë, që rezultoi me arrestimin e katër personave që dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari kriminale që një periudhë të caktuar. Grupi kriminal që u godit nga Policia ka qenë objekt hetimi që disa muaj dhe dyshohen për tentim vrasje, rrahje, detyrim, zjarrvënie e vepra të tjera kriminale. Driton Sylejmani, Hyseni Hoxha, Xhevdet Mehanja dhe Tefik Shalaku, janë të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, ky grup dyshohet se KA operuar me pagesë, për t’u angazhuar me para për rrahjen e personave të caktuar. Hetimet e zhvilluara deri më tani kanë zbuluar së paku 6 persona, të cilët janë identifikuar si subjekt i “trajtimit” nga ky grup.

Tashmë janë publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarve dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Burimet e Sinjalit thonë se të dyshuarit kanë kryer veprimtari kriminale me porosi, varësisht nga vepra që kanë kryer. Të dyshuarit e kanë caktuar çmimin varësisht prej intensitetit të plagosjes, rrahjes, djegies së veturës e të tjera.

Anëtarët e këtij grupi kriminal janë kapur gjatë ditës së djeshme gjatë aksionit të zhvilluar nga Policia në disa lokacione në Rajonin e Prishtinës, në asistim me Njësinë Speciale dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se katër personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si: Vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie, privim i kundërligjshëm nga liria, detyrim, posedim i paautorizuar i armëve e vepra të tjera.

Tentim vrasje, rrahje, detyrim e zjarrvënie: Sinjali sjellë emrat e katër të arrestuarve për veprimtari kriminale

Përveç arrestimeve, të njëjtat burime thonë se gjatë kontrolleve që janë kryer nga ana e Policisë janë sekuestruar së paku gjashtë armë, dy vetura, disa telefona e mjete të forta, që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.

Katër personat e arrestuar që dyshohen se janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme pas shoqërimit në stacion policor, janë intervistuar dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera.

Ekskluzive: Aksion i madh i Policisë për “goditjen” e grupit kriminal, katër të arrestuar në rajonin e Prishtinës

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Etiketa: Prishtine

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

I mbijetoi tërmetit, përlotet shqiptari: Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dyert

21 minuta më parë
Aktuale

Tani Kurti thotë se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi

31 minuta më parë
Aktuale

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

54 minuta më parë
Aktuale

Pse Albin Kurti kishte refuzuar të dilte nga burgu më 2001?

2 orë më parë
Aktuale

Shembet Kështjella historike e Gaziantep, shikoni çfarë ka mbetur pas tërmetit fatal

3 orë më parë
Aktuale

Mbi 1.300 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri

5 orë më parë
Postimi tjetër

Walker kërkon Gjykatë Speciale për Vuçiqin: UÇK-ja s’kishte zinxhir komandues

Bëri bujë në përqafim të Taikas dhe Tessas, Rita Ora thyen heshtjen për trekëndëshin në çift

Pamje si në filma: Policia publikon videon e arrestimit të katër personave

TË FUNDIT

Tuna pa të brendshme në plazhet e Zanzibarit

21 minuta më parë

Tuna këto ditë po i kalon bashkë me fëmijët në plazhet e Zanzibarit. Këngëtarja për ndjekësit e saj postoi herë...

I mbijetoi tërmetit, përlotet shqiptari: Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dyert

21 minuta më parë

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në një intervistë në Euronews Albania, përjetimit e tërmetit...

Ma ban Hallall moj Nanë

30 minuta më parë

Tani Kurti thotë se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi

31 minuta më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak....

Beyonce bën histori, thyen rekord në ceremoninë e çmimeve Grammy

35 minuta më parë

Ylli i muzikës pop, Beyonce theu rekordin si artistja me shumë trofe në çmimin e çmimeve Grammy në ceremoninë e...

Recetë tradicionale shqiptare, kek me çaj mali

51 minuta më parë

Receta e kekut me çaj mali është një nga traditat më të vjetra të përgatitjes në disa zona të Shqipërisë....

MË TË LEXUARAT

Hetem Ramadani: Njerëz pa shkollë, njerëz prej mali e pushke erdhën nëpër pozita

Mëngjes ideal për pak minuta, smoothie me banane dhe kivi

Ish-fituesi i Big Brother zbulon “komplotin” e produksionit ndaj Luizit

Të gjithë “bashkë” kundër Xhulit- akuzat, kritikat dhe komentet pikante mbi konkurrenten

Eskalon Olta Gixhari, shan keq Big Brotherin

Trupi bën një gjë të pabesueshme kur fusim gishtin në kërthizë

Pse duhet t’i mbajmë gjithmonë gazetat e lagura në frigorifer?

Luizi shpërthen sot me lot në oborrin e shtëpisë…

Brokoli, një perime ideale kundër diabetit

Memli Krasniqi takohet me emisarin Escobar: Fuqizimi i raporteve strategjike me SHBA-të është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist