Reperi Gold Ag ishte i ftuar në emisioni “Natën me Fatmir Spahiun” ku përveç muzikës foli edhe për një temë mjaft të ndishme për Kosovën, atë të shkëmbimit të territoreve.
E me datë të 27 të këtij muaji Grenell ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington.Sipas Gold Ag, ajo çfarë i duhet Kosovës janë Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe shteti jonë do ishte plus nëse do merrte këto.
“Ne çkado që marrim jemi plus. A e marrim Preshevën, Bujanocin, Medvegjen, apo e marrim deri te hekurudha apo përtej hekurudhe. Presheva, Medvegja, Bujanoci është kryesorja çka i duhet Kosovës dhe mendoj që e mira do ishte t’i bashkangjiteshin Kosovës. Skam qejf Kosova me humb territor, por nëse i humb këto atëherë humb territor. Mendoj që pjesa e Zubin Potok, Leposaviq e çka janë ato katunde andej, unë s’i njoh askënd dhe s’kam shkuar kurrë andej, ato ashtu kështu nuk i kemi në dorë, kështu çkado që marrim këndej jemi plus”, tha Gold Ag.
/GazetaBlic